Një qytetare nga Vlora ka ngritur shqetësimin për një situatë që sipas saj, po përsëritet vazhdimisht pranë hyrjes së pallatit ku banon, në zonën pranë Alpetit.
Në një denoncim të dërguar pranë redaksisë tonë, ajo shprehet se persona të ndryshëm hedhin sheqer, ujë dhe materiale të tjera para hyrjes së pallatit, duke krijuar papastërti dhe bezdi për banorët. Por mbi të gjitha shqetësim mbi magjitë që këto persona bëjnë me sheqer, ujë apo edhe kripë.
“Na ka gjet belaja me magjistaret e lagjes. Dhe më e çuditshmja është se lagjja është full me kamera. S’e di si guxojnë”, shprehet qytetarja.
Ajo thotë se kjo situatë ka bërë që hapësira pranë hyrjes të jetë e papastër, frikësuese për disa banorë.
“Vijnë, hedhin sheqer e uj kudo. Është bërë zhul vendi, ngjit nuk ecet dot. S’kam pse të vij në shtëpi dhe të shkel sheqer të përzier me dhe e uj”, vijon ajo.
Qytetarja kërkon që raste të tilla të ndëshkohen, duke theksuar se hedhja e mbetjeve dhe ndotja e ambienteve të përbashkëta nuk është e pranueshme për banorët dhe mbi të gjitha rastet e magjive.