Na ka munguar shumë…”, postimi emocionues i presidentit Duka me rastin e 2 vjetori të ndarjes nga jeta të Fadil Vokrri

Na ka munguar shumë…”, postimi emocionues i…

Si sot 2 vjet më parë, humbi jetën në mënyrë krejt të papritur, ish-presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, i cili kishte një lidhje tepër speciale me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare kreu i Federatës së Shqiptare të Futbollit, u shpreh se vepra e Fadil Vokrrit nuk do të shuhet kurrë dhe se kontributi i tij për anëtarësimin e futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ka qenë madhor, teksa tregoi gjithashtu se legjenda Vokrri iu ka munguar në të gjitha dimensionet.

MESAZHI I DUKËS:

“Dy vjet më parë kemi humbur një nga njerëzit kryesorë të futbollit, një figurë kyçe të futbollit shqiptar, Presidentin e FFK-së dhe mikun tim të dashur, Fadil Vokrrin. Në këto dy vite na ka munguar shumë në të gjitha dimensionet; si drejtues, si futbollist, si mik apo qoftë edhe si familjar në familjen e tij.

Gjithsesi, Fadili mungon fizikisht, por vepra e tij nuk do të shuhet kurrë, do të rikujtohet nga të gjithë ata, të cilët e kanë njohur nga afër, nga të gjithë ata të cilët e kanë parë si futbollist apo e kanë njohur si drejtues të Federatës së Kosovës. Jam shumë i bindur që kishte shumë për të bërë dhe do të bënte shumë për futbollin kosovar për zhvillimin e tij.

Me gjithë arritjet që pati në karrierën e tij dhe merita kryesore e tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjë të cilën futbolli kosovar po e ndjen sot dhe në zhvillimet e tij”, – tha presidenti Duka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit