“Na kanë bërë tortura psikologjike”, banorët e Bërxullës protestë para zyrës së Ramës

“Na kanë bërë tortura psikologjike”, banorët e…

Banorët e Bërxullës janë mbledhur për të protestuar para kryeministrisë, pasi shprehen kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar.

Ata thonë se duan kompensim me çmimin e tregut. Në pankartat e tyre shkruan “Shteti na ka shitur tek koncesionari”. Banorër shprehen se shteti po i trajtoi si skllevër dhe jo si banorë.

Na kanë bërë tortura psikologjike, na kanë bërë torturë financiare. Drejtori i policisë, ministri, kryeministri duhet ta dinë shumë mirë se ne duhet të shpronësohemi sipas ligjit.

Ata e kanë detyrim ligjor, që të na sqarojnë, të na bindin dhe të na mbrojnë nga oligarkët. Ne na trajtojnë si bujkrobër, si skllevër. Ja këto janë pushtetarët tanë”, tha njëri prej tyre.

Më tej, ata ahorehen se këmbëngulim me protesta deri sa të marrin dëmshpërblimin që meritojnë.

“Le të bëhet gjaku në gju. Nuk e dorëzojmë tokën dhe as shtëpinë. Pa na dhënë shpronësimin ne nuk e lëshojmë pronën”, shtojnë ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit