“Na kanë tërhequr zvarrë”/ Budina paralajmëron Veliajn: Provo të vish këtu

“Na kanë tërhequr zvarrë”/ Budina paralajmëron Veliajn:…

Regjisori Edmond Budina ka bërë një paralajmërim të fortë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn pas tensioneve me policinë te Teatri Kombëtar.

Budina deklaron se policia i ka tërhequr zvarrë, ndërsa paralajmëroi kryebashkiakun e Tiranës të heqë dorë urgjentisht.

“Të heqin dorë urgjentisht, pasi kjo do çojë në përplasje mes qytetarëve të Shqipërisë dhe politikës. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj nesh, na kanë tërhequr zvarrë, por ne nuk do t’i lëmë këta padronë. Ky kryebashkiak nuk ka asnjë të drejtë të vijë, aq më tepër në këtë kohë pandemie, hajdutçe dhe të zaptojë Teatrin Kombëtar. Le ta provojnë e të vijnë këtu. Ai s’e ka idenë çfarë është teatri”, tha artisti për News 24.

Ai ngriti akuzat se qeveria ka hequr nga Teatri Kombëtar 17 armë që sipas tij nuk i kishte hequr as diktatori Enver Hoxha.

“Ata hoqën nga teatri 17 armë, që as Enver Hoxha nuk ja mori, që në atë kohë ishin të ndaluara. Ato ishin relike të një vlere të jashtëakonshme, por këto ja morën. Ne do të flasim dhe asgjë s’do lëmë pa gjurmuar, për të parë ku kanë shkuar ato armë, kush ka përfituar. Të quhet godinë fashiste, kjo është marrëzia më e madhe. Është idiotësi totale, kryebashkiaku nuk ka minimumin e kulturës, nuk e percepton dot vlerën e kësaj ndërtese”, nënvizoi Budina. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit