“Na konsideroni të çmendur?”, Inter nuk e “përtyp” ofertën e Barcelonës për Martinez

“Na konsideroni të çmendur?”, Inter nuk e…

Barcelona-Lautaro Martinez është shndërruar në telenovelën më të bujshme në këtë periudhë, një çështje e cila pritet të zgjas shumë në kohë. Klubi blaugrana vijon të insistoj për sulmuesin argjentinas por as Inter nuk ka ndërmend të dorëzohet, kjo është një tratativ e cila nëse do të realizohet do të bëhet sipas kushteve të klubit ziklatër.

Oferta e fundit e Barçës, 60 milion euro kesh plus kartonin e një lojtari, Rafinja, Todibo apo Semedo, nuk është pritur mirë nga Inter: “Na konsideroni të çmendur apo budallenj”, mendohet ti jetë përgjigjur personi i angazhuar nga ziklatërit për këtë tratativ, shkruajnë Mundo Deportivo. Të premten në mëngjes, zyrtari i Inter i është përgjigjur në këtë mënyrë ofertës së Barcelonës duke i vendosur edhe një herë kushtet. Nëse dëshironi Martinez duhet ta paguani minimalisht 90 milion euro kesh, plus një lojtar që do të zgjidhet nga Inter, në të kundërt nuk bëhet. /Balkan Web
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit