'Na ktheni tifozët në tribuna!'/ Kërkesa e FSHF-së për finalen e Kupës së Shqipërisë për qeverinë

‘Na ktheni tifozët në tribuna!’/ Kërkesa e…

Federata Shqiptare e Futbollit nuk do t’ja dijë më për koronavirusin dhe i ka bërë qeverisë shqiptare një kërkesë urdhëruese.

FSHF-ja kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Përmes një postimi për mediat, FSHF-ja njofton se, finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, do të luhet nesër, në stadiumin ‘Air Albania’.

Postimi i plotë:

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.

#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale.

Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit