“Na përzunë me arrogancë nga Dajti Oaz Resort, më kërkuan të fshij review negative”

“Na përzunë me arrogancë nga Dajti Oaz…

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues që i ka ndodhur së fundmi në ambientet e “Dajti Oaz Resort”, ku pretendon se ajo dhe familjarët e saj janë trajtuar me arrogancë dhe janë përzënë verbalisht nga pronarja e lokalit, vetëm pse refuzuan të pranojnë një vend të papërshtatshëm që nuk përputhej me rezervimin e bërë më herët.

Sipas denoncueses, në momentin e mbërritjes në resort, atyre u ishte ofruar një vend në verandë nën kondicioner, pavarësisht se kishin kërkuar dhe paguar më herët për një vend nën hijen e pemëve, pranë pishinës.

Kur ata refuzuan vendin, pronarja e resortit ka reaguar në mënyrë të ashpër, duke thënë se “ajo është pronarja dhe ajo vendos kush ku qëndron”, madje i ka përzënë verbalisht nga ambienti.

Më pas, qytetarja thotë se ka bërë një review negative në Google, por është përballur me telefonata ndaj të afërmve të saj, me kërkesën që komenti të fshihej.

Ajo pretendon se në review negative që ka bërë për resortin, stafi ka përdorur një ton kërcënues, madje duke përmendur edhe “masa ligjore” ndaj klientëve që lënë vlerësime kritike online.

Ajo konfirmon se tashmë ka bërë ankesë pranë institucioneve përkatëse, ndërsa apelon që autoritetet dhe organet e mbikëqyrjes së shërbimeve turistike të marrin masa për të parandaluar raste të tilla të trajtimit të padrejtë dhe intimidues ndaj qytetarëve.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, Dua te ndaj nje rast shqetesues qe ndodhi me mua dhe te njohur te mi ne Dajti Oaz Resort.

Na u ofrua nje vend i papërshtatshëm nen kondicioner dhe ne veranden e bar caffe te pishines pavaresisht pageses dhe premtimit per vend ne hije nen peme dhe pse eshte pa llogjik per nje pishine ku supozohet te marresh rreze dielli. Kur refuzuam, pronarja na perzuri verbalisht dhe me arrogance duke bertitur qe ajo eshte pronarja dhe ajo vendos per vendet ku qendron klienti. Pavaresisht se stafi konfirmonte qe kishte vende te tjera. Me pas, pas nje review  ne Google, u perballa me telefonata ndaj te afermve te mi per te fshire komentin pikerisht ato te cilet thuhet se i kam permendur per te kaluar rradhen.

Siç mund ta shihni ne screenshot-et qe po dergoj, resorti reagon me arrogancë ndaj çdo review negativ, shpesh duke kërcënuar klientët me “masa ligjore”. Mendoj se qytetarët duhet ta dinë si trajtohen klientet ne kete vend. Faleminderit nese mund ta publikoni!

Jan derguar reviewt dhe kerkohet te fshihen  Nderkoh me pas na permendet ligji ne kthim review meqe nuk u fshi Gjithashtu kam ber ankese ne institucione perkatese

Ndërkohë pas publikimit të lajmit ka reaguar Dajti Oaz Resort për JOQ:

Përshëndetje JOQ Albania! Ju shkruajmë si palë e prekur padrejtësisht nga një postim nga ana juaj, i cili ka cenuar dhe po cenon biznesin tonë.
Në rast se ju dëshironi të bëni drejtësi dhe të jeni të drejtë në çështjet sociale në vendin tonë, ju lutemi të verifikoni rastin i cili është i filmuar dhe dokumentuar për fjalët e pavërteta dhe për miqtë e shumtë të supozuar të vajzës që pretendonte që hanin dhe pinin gjithë ditën me pronarin e lokalit dhe ajo duhej të ishte e privilegjuar për këtë fakt, por ne nuk funksionojmë në këtë formë dhe sikur biznesi jonë nesër të mos ekzistojë më, kjo gjë s’do ndodhë kurrë.
Pasi kjo gjë është refuzuar kategorikisht dhe i është thënë që ne nuk bëjmë dallime për asnjë rast të mundshëm, ajo ka filluar duke ofenduar dhe duke mos lënë fjalë pa thënë në ambientet tona.
Përgjigjja jonë e vetme ka qenë: këto vende kemi të lira, nëse nuk janë të përshtatshme për ju, mund të kaloni te biletaria dhe të merrni pagesën që keni bërë, gjë e cila është marrë nga vajza dhe janë larguar pa asnjë shqetësim, e dokumentuar me pamje filmike.
Në rast se keni dëshirë të zbardhni çështjen, jemi të gatshëm të provojmë çdo gjë.
Duke shpresuar te ju si një faqe e lirë që pasqyroni realitetin për çdo çështje që prekni, presim një mundësi nga ana juaj për të pasqyruar edhe ne versionin tonë me fakte, jo me gojëdhëna“.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit