"Na u shkatërruan makinat", qytetari denoncon rrugët me gropa

“Na u shkatërruan makinat”, qytetari denoncon rrugët…

Një tjetër problem që pasqyron gjendjen e rënduar të infrastrukturës në vend është raportuar sot pranë redaksisë sonë. Banorët e zonës së Freskut, në rrugën e Thesarit, përballen çdo ditë me një situatë të papranueshme: asfalti është dëmtuar rëndë, duke krijuar gropa të mbushura me ujë, të cilat vështirësojnë kalimin në këtë rrugë.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët, të cilët jo vetëm hasin vështirësi në lëvizje, por përballen edhe me dëmtime të automjeteve të tyre.

Në pritje të një reagimi nga institucionet përkatëse, banorët vazhdojnë të përballen çdo ditë me vështirësi që mund të shmangeshin me një investim të nevojshëm në infrastrukturën rrugore.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje ,shikoji i si esht rruga e thesarit ne fresk thyen qafen ,kan dy muaj kshu ,nuk i rregullon njeri ,i shkatrruam makinat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit