“Nacionalizmi dhe atdhetaria, gjellë që hahen në çdo vakt”/ Gazetari: Rama po shijon famën si hero

“Nacionalizmi dhe atdhetaria, gjellë që hahen në…

Gazetari Mentor Kikia, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në KiE për Kosovën, duke shkruar se Rama po shijon sot famën e tij si “hero”.

Sipas gazetarit, nacionalizmi dhe atdhetaria janë gjellë që hahen në çdo vakt por përtej qëllimit, fjalimi ishte i duhuri.

Kryeministri Rama është duke shijuar “famën” e tij si hero sot, ndërsa në rrjet shpërndahen mesazhe me lavde e falenderime nga shumë politikanë dhe qytetarë të thjeshtë kosovarë, për mbrojtjen që i bëri Kosovës në Këshillin e Europës.

Ndërsa në Tiranë flitej për raportin e KE për negociatat, Rama bën “bingo” me fjalimin për UÇK-në, raportin e Dick Martit, Kosovën dhe rolin e tij në transformimin e historisë së marrëdhënieve me Serbinë.

Se çfarë vlerë kishte sot kjo e “vërtetë e madhe” që ia përplas surratit Europës, kjo dihet, pasi çështjen e krimeve të supozuara tashme e ka marrë në dorë gjykata.

Por nacionalizmi dhe atdhetaria janë gjellë që hahen në çdo vakt dhe në çdo stinë. Ndaj nuk është asnjëherë vonë të ushqehesh me këto lloj gjellësh.

Gjithesesi, përtej qëllimit, kohës dhe produktit, ai ishte një fjalim i duhur”, shkruan Kikia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit