Nafta derdhet ‘lumë’ te Kepi i Rodonit, pushuesit s’lahen dot në det

Nafta derdhet ‘lumë’ te Kepi i Rodonit,…

Pushuesit në Kepin e Rodonit denoncojnë ndotjen e bregdetit me naftë, duke thënë se për shkak të saj është bërë e pamundur larja në det.

Sipas tyre, në ujë dhe përgjatë vijës bregdetare ka gjurmë nafte, çka ka shkaktuar shqetësim te pushuesit por edhe ndotje të mjedisit.

Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të verifikuar situatën, për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të marrë masat e nevojshme për pastrimin e zonës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit