Nafta po bën namin në Borsh, pushuesit dalin nga deti me njolla

Nafta po bën namin në Borsh, pushuesit…

Pushues të shumtë në Borsh, Qeparo dhe Porto Palermo kanë raportuar ndotjen e detit, duke ngritur shqetësimin për praninë e mbetjeve të naftës dhe vajit në ujë.

Sipas denoncimeve të mbërritura nga pushuesit e Borshit, në sipërfaqen e detit lundrojnë copa të zeza që ngjiten në trup dhe në rroba, duke lënë njolla.

Ka dy ditë që nuk po lahemi në det, pasi është shumë i ndotur. Deti është mbushur me copa të zeza”, shprehet një prej pushuesve në Borsh.

Një tjetër qytetar thotë se në det lundrojnë mbetje që ngjajnë me vaj motorik, ndërsa tregon se si rrobat e pushuesve janë bërë me vaj.

Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të identifikuar shkakun e ndotjes.

Denoncimi 1:

JOQ ne borsh perseri ka ndodhur nje incident me naften Mezi pastrohet Na u prishen rrobat cadrat shapkat dysheqet u beme zhul

Denoncimi 2:

Pershendetje JOQ, Jemi me pushime ne Borsh, eshte e njejta situate me vajrat motorrike ne pllazhin e Borshit. Na jane bere rrobat me vaj Copat e vajit motorrik lundrojne mbi uje

Denoncimi 3:

Pershendetje si jeni shifeni ne cfare gjendje eshte deti ne borsh

Denoncimi 4:

Pash denoncimin qe eshte bere per ndotjen e detit ne Qeparo dhe porto palermo.Doja tju thoja se situata eshte po njesoj ne Borsh ka 2 dit qe nuk po  lahemi ne det pasi eshte shume i ndotur , ka vaj.Ju lutem publikojeni sepse po na prishen pushimet ,eshte i gjith bregdeti spo dime ku te qendrojme

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit