Naftë kontrabandë?/ Në Shqipëri hyri më pak karburant nga importi, por u rrit konsumi i brendshëm

Naftë kontrabandë?/ Në Shqipëri hyri më pak…

Shqipëria është vendi i çudirave ku konsumohet më shumë se çfarë raportohet si gjendje. Këtë herë bëhet fjalë për naftën, një nga lëndët më të kushtueshme për shqiptarët gjatë periudhës së krizës ekonomike. Edhe pse çmimi i naftës shkoi nga 220 lekë deri në 265 lekë, shqiptarët ishin të detyruar ta konsumonin atë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sasitë e shitjes më pakicë të hidrokarbureve u ritën me 4.7% në tremujorin e fundit të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mirëpo, përgjatë gjithë vitit 2022 importet e karburanteve në sasi kanë rezultuar në rënie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit 2022, importet e karburantit kanë pësuar ulje vjetore me 8%.

Shqipëria është një vend naftëmbajtës, por nuk e përpunon atë për përdorim. Kështu, nafta bruto shitet jashtë vendit dhe shqiptarët blejnë naftë të përpunuar nga importi. Mirëpo si argumentohet fakti se në Shqipëri ka rënë sasi e importuar dhe është rritur sasia e konsumuar?!

Këtu lindin dyshime se në Shqipëri futet naftë kontrabandë, duke shmangur çdo kontroll doganor dhe ligjor. Madje në muajt e fundit, të paktën dy anije janë kapur në flagrancë teksa hynin në ujrat e Shqipërisë të ngarkuara me naftë të paregjistruar. Biznesmenët e naftës si duket po përfitojnë nga çmimi i lartë i saj, për të blerë lirë në të zezë, e për ta shitur atë shtrenjtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit