Naftëtarët e Ballshit protestë para Bashkisë: Na gënjyen dy muaj, nuk kemi marrë asnjë lek

Naftëtarët e Ballshit protestë para Bashkisë: Na…

Për të disatën herë, janë naftëtarit e Ballshit, që janë grumbulluar për të protestuar.

Ata kanë dalë ditën e sotme para Bashkisë së Mallakastrës, për të protestuar ndaj të zgjedhurve lokalë, por edhe qeverisë.

Që nga 22 maji, nuk ka asnjë zhvillim të ri për pagat e tyre.

Ata kërkojnë prej muajsh takim me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa një përfaqësues i firmës ditën e sotme, shprehet se nuk merr asnjë detyrim plus përsipër.

Duhet të bëjmë një padi dhe t’i drejtohemi SPAK-ut, se nuk dimë ndonjë vend të botës që lekët e fituara me gjyq të mos jepen nga përmbarimi. Ironia është se drejtori i përmbarimit është ish-deputeti jonë i zonë Piro Lutaj. Të paktën të presim një përfaqësi nga këta. Të na thonë a jepen apo nuk jepen këta lekë, ose le të hedhin poshtë gjyqin”, shprehet një nga protestuesit.

Ende nuk dihet se çfarë do bëhet me pagat e naftëtarëve, që kërkojnë të dëshpëruash rrogat.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit