Naftëtarët e Ballshit sërish në protesté, tensiónohet situata. Kapërcejnë gardhin rrethues

Naftëtarët e Ballshit sërish në protesté, tensiónohet…

Këtë të mërkurë, naftëtarët në Ballsh kanë dalë sërish në protesté.

Ata u grumbulluan para uzinës, në shenjë protéste për mungesën e pagave.

Sipas tyre, ata kanë tre paga të prapambetura, dhe nuk kanë marrë asgjë edhe pas rifillimit të punës.

Pak pas grumbullimit, nga forcat e pólicisë është shoqëruar kryetari i Sindikatës se Naftetarevë të Bashkuar, Sokol Dautaj.

Situata është tensiónuar, teksa ata kanë tentuar të kapërcejnë rrethimin që mbrohej me roje private.

Naftetarët më pas kanë shkuar përpara komisariatit të pólicisë në Ballsh për lirimin e Dautajt i cili sipas tyre, është shoqëruar për grumbullimet e organizuara dhe është liruar vetëm pak minuta më parë.

Gjate këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por ende nuk është bërë asgjë, por zgjidhjen e problemit të naftëtarëve.

 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit