Naftëtarët e Bankers Petroleum protestojnë: Kërkojmë kushte më të mira pune dhe të drejta

Naftëtarët e Bankers Petroleum protestojnë: Kërkojmë kushte…

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sindikata e Punonjësve të Hidrokarbureve, në bashkëpunim me punonjësit e Bankers Petroleum, zhvilloi një protestë paqësore në fushën naftëmbajtëse të Marinëzit, në Fier.

Protesta u mbajt në orën 12:00, me synimin për të ngritur zërin kundër, siç u tha, mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve, mungesës së dialogut me drejtuesit e kompanisë dhe nevojës për përmirësimin e kushteve të punës në terren.

Përfaqësues të sindikatës deklaruan se kjo ishte një thirrje e qartë ndaj institucioneve dhe vetë kompanisë për të marrë parasysh shqetësimet e punëtorëve, duke theksuar se shumë nga këto probleme janë të kahershme dhe të adresuara pa përgjigje.

“Kjo protestë nuk është politike dhe as kundër investimeve. Është një apel njerëzor dhe sindikal për dinjitet në punë. Punonjësit kanë të drejtë të dëgjohen,” – u shprehën organizatorët.

Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë, nën vëzhgimin e forcave të rendit dhe nuk u shënuan incidente. Punonjësit thanë se do të vijojnë me hapa të tjerë nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit