Nagelsmann largohet nga Gjermania pas zhgënjimit në Botëror, Klopp pritet të marr drejtimin e ekipit

Nagelsmann largohet nga Gjermania pas zhgënjimit në…

Një ndryshim i madh pritet të ndodhë në stolin e kombëtares së Gjermanisë. Pas paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Botës 2026, Julian Nagelsmann nuk do të jetë më trajneri i “Pancerave”, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të përfaqësueses.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të konfirmuara edhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka nisur lëvizjet për të afruar Jurgen Klopp si pasues të Nagelsmannit.

Burimet bëjnë me dije se trajneri 58-vjeçar ka dhënë sinjale pozitive dhe është i gatshëm të dëgjojë projektin e DFB-së, çka e bën atë kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane.

Lajmi ka ngjallur entuziazëm te tifozët, të cilët e shohin Klopp si njeriun e duhur për t’i rikthyer Gjermanisë identitetin dhe suksesin pas disa turneve zhgënjyese në arenën ndërkombëtare.

Bisedimet mes palëve pritet të intensifikohen në ditët në vijim. Nëse arrihet marrëveshja, emërimi i Jurgen Klopp në stolin e Gjermanisë do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit europian, duke hapur një kapitull të ri për një prej kombëtareve më të suksesshme në histori.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit