Nami në Beograd/ Palmer dhe Grenell përmenden si të paguar me para serbe

Nami në Beograd/ Palmer dhe Grenell përmenden…

Dy emra amerikanësh shumë të njohur për publikun shqiptar, ai i Richard Grenell, që si përfaqësues speciali i presidentit Trump për Kosovën dhe Serbinë, që u implikua në rrëzimin e qeverisë Kurti 1 dhe ai i të dërguarit special për Ballkanin, Matthew Palmer janë kthyer në një mollë sherri në Beograd. Akuza ndaj tyre: “Janë paguar për të mbrojtur interesat e Serbisë”. Sipas një lajmi që portali serb Nova.sr e ka vendosur në ballinën e tij, pagesa nuk është bërë drejtpërdrejt nga qeveria, por nga Dhoma ekonomike e këtij vendi. Ajo i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, 1.3 milionë dollarë, në tre vite, për shërbimet e saj lobuese përr ndihmën ndaj qeverisë serbe, për këshilla ekonomike dhe kontakte të nivelit të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit