Nami në Durrës, vetë sot regjistrohen 12 raste me COVID-19, 7 prej tyre u infektuan nga...

Nami në Durrës, vetë sot regjistrohen 12…

Situata e koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë kritike, gjë e cila shfaqet edhe në statistikat ditore, por edhe në rastet që shpërthejnë rishtazi.

Vetëm sot janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19 në Durrës, sipas statistikave të 24 orëve të fundit.

Mësohet se, 7 prej rasteve të reja janë infektuar nga kontakti me vatrat aktive të infeksionit.

Ndërsa 5 rastet e tjera, janë regjistruar nga dy familje të ndryshme, nga të cilat, njëra përbëhet nga tre anëtarë, ndërsa tjetra, nga një çift bashkëshortësh.

Sipas statistikave zyrtare, Durrësi numëron 291 raste aktive, duke u renditur në vend të dytë pas Tiranës, me 1285 të infektuar aktivë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit