Napoli, agjenti i Hysaj flet hapur: Nuk rinovojmë

Napoli, agjenti i Hysaj flet hapur: Nuk…

E ardhmja e Elseid Hysaj shihet gjithnjë e më shumë larg Napolit. Ky është një diskutim i cili me sa duket nuk ka ndryshuar as pas ardhjes së Gattuos, trajneri i cili i besoj sërish një vend në formacion. Hysaj është në përfundim të kontratës, ky është viti i duhur, momenti i duhur për ta shituar, në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Mario Giuffredi, agjenti i kapitenit kuqezi, thekson dhe një herë dëshirën e tyre për të mbyllur bashkëpunimin me Napolin:

“Ia kemi komunikuar Napolit dhe presidentit De Laurentis se nuk do të rinovojmë kontratën. Dëshira jonë është të largohemi. Ia kemi shprehur këtë dëshirë 15-20 ditë më parë, është në interes edhe të Napolit për ti gjetur lojtarit një sistemim të ri duke parë që është në skadencë të kontratës. Në këtë merkato mund të ndodhin shumë gjëra, mund të ketë shumë lëvizje, kështu që gjërat mund të ndryshojnë shumë. Ne nga ana jonë e kemi bërë të qartë vullnetin tonë”, u shpreh Giuffredi në një prononcim për “Kiss Kiss Napoli”. /BalkanWeb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit