Napoli mposht Juventusin me penallti dhe fiton Kupën e Italisë

Napoli mposht Juventusin me penallti dhe fiton…

Juventusi dhe Napoli diskutuan mes tyre në “Olimpico” të Romës finalen e Kupës së Italisë.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, ku Buffon i Juventusit u tregua hero me pritjet e tij deçizive dhe sipas vendimit të ri, pas 90 minutave u gjuajtën direkt penalltitë.

Nga pika e bardhë napolitanët u treguan më të saktë, duke triumfuar 4-1, për të ngritur lart trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Për Juventusin gabuan Dybala dhe Danilo, ndërsa Bufon nuk arriti dot të presë asnjë nga katër gjuajtjet e 11-metërshave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit