Nard Ndoka me koronavirus?! Ja çfarë deklaroi kreu i PDK-së

Nard Ndoka me koronavirus?! Ja çfarë deklaroi…

Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka. Gjatë fjalës Ndoka mbështeti tezën se COVID-19, mund të ketë qenë që në muajin janar në Shqipëri, dhe për këtë ai pretendon se i referohet ekspertëve ndërsa tregon për herë të parë se sipmtoma të ngjashme të pandemisë i ka kaluar edhe ai.

Ndoka tha në “shqipëria live” se gjatë muajit janar përjetoi një grip mjaft agresiv, për tre ditë të tëra duke shtuar  se ka kaluar simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, por anashkaloi pyetjen e ngritur nga nëse ai e mendon se e ka kaluar kaluar tashmë virusin.

“Janë shprehur edhe në mënyrë publike, por ka pasur edhe një lloj censure nga pjesa zyrtare. Është një realitet që Shqipëria është përfshirë në një grip, që në janar. Është përfolur se mund të ketë pasur edhe humbje në jetë njerëzish në atë kohë. Në një farë mënyre jo, nga fundi i janarit kisha një gjendje gripale, ndryshe nga herët e tjera, më e rëndë në simptoma. Kjo ishte një shqetësim i miqve tanë, ishte shumë agresiv si grip dhe më shoqëroi tre ditë. E para që merremi shumë me termat, por edhe vitet më përpara kemi pasur Covid. COVID-16; 17; 18 dhe tani  COVID-19. Por në këtë rast ende shkenca nuk e ka të qartë mënyrën e shpërndarjes. Rezistenca e njeriut e kalon në një formë apo një tjetër”, u shpreh ish-ministri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit