NASA planifikon të arrijë në Hënë deri në vitin 2024

NASA planifikon të arrijë në Hënë deri…

Tri kompani amerikane janë në përpjekje për të krijuar sistemin e ardhshëm të “zbarkimit njerëzor”, si pjesë e programit Artemis të NASA-s që do të kthejë amerikanët në sipërfaqen hënore deri në vitin 2024.

Sipas programit Artemis – i quajtur sipas motrës binjake të Apollo në mitologjinë greke – NASA planifikon të kthejë në hënë burrin e ardhshëm dhe gruan e parë.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Programi Artemis do të jetë një partneritet publik-privat midis NASA-s dhe partnerëve komercial për ndërtimin e sistemit të “zbarkimit njerëzor”, i cili do të kushtojë 967 milionë dollarë për të tre kontratat.

“Me këto çmime të kontratave, Amerika po ecën përpara me hapin e fundit të nevojshëm për të zbarkuar astronautët në Hënë deri në vitin 2024, përfshirë momentin e pabesueshëm kur ne do të shohim gruan e parë të vendosur këmbë në sipërfaqen hënore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në një deklaratë të enjten.

Kompanitë e zgjedhura nga NASA do të hartojnë dhe zhvillojnë automjete prototipi që do të paraqiten para zyrtarëve të NASA-s në vitin 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit