NASA planifikon udhëtime turistike në hapësirë, në Shqipëri ka fshatra pa drita/ Rama i habitur i kthehet Tërmet Peçit: Pse s’ka energji këtu?

NASA planifikon udhëtime turistike në hapësirë, në…

 

Duket e pabesueshme, por edhe pse jemi në vitin 2021 dhe bota po planifikon udhëtime turistike në hapësirë, në Shqipëri ka ende fshatra që nuk kanë patur kurrë energji elektrike. Një paradoks i tmerrshëm dhe i papranueshëm për një shtet që pret të bëhet anëtar i BE.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Rexhinë të Tepelenës, në bujtinën e një banori, por ai është habitur pas ankesave të sipërmarrësit se në këtë zonë ka mungesë të energjisë elektrike.

Pasi Rama është ulur në tryezë bashkë me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi, sipërmarrësi i është ankuar për energjinë elektrike në fshat, e cila sipas tij ka munguar gjithnjë dhe ka qenë një problem për qytetarët.

I habitur Rama i është drejtuar kreut të Bashkisë dhe më pas i premtoi Z.Jaho se do të bëjë çmos të sjellë energjinë elektrike, pasi aty funksionojnë vetëm me panele diellore dhe gjeneratorë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Po pse s’ka energji këtu?

Peçi: Po s’ka, se s’ka lidhje ndaj…

Rama: S’ka pasur asnjëherë apo…?

Peçi: Jo.

Rama: As në kohën eee…?

Z.Jaho: Jo jo, vetëm me gjeneratorë dhe panele.

Rama: Do bëjmë çmos…

Z.Jaho: Themi që do ecim përpara.

Rama: Këtu është një mrekulli dhe këtë mrekulli do e kthejmë në burim paraje për njerëzit. Do ta bëjmë dhe këtë punën e dritave, do ta gjejmë patjetër.

Z.Jaho: Me panele e kemi tani. Dimri është i vështirë këtu. Se vete bora 2 metra, dhe sot e fat se qe diell dhe kishte energji se ndryshe do ishim me gjeneratorë, dhe kosto rritet

Kujtojmë që NASA ofron mundësinë për të gjithë turistët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, vetëm për 27,500£ për një natë, duke nisur nga viti që vjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit