NASA zbulon një planet të ngjashëm me tokën 137 vite larg tokës

NASA zbulon një planet të ngjashëm me…

NASA ka zbuluar një planet të ngjashëm me tokën që është vetëm 137 vite dritë larg tokës. Sipas standarteve astronomike të përcaktuara kushtet për të jetuar nuk janë të këqija.

Planeti i quajtuar TOI-715B është afërsisht një herë e gjysëm më i madh se toka. Shkëmbi hapësinor ka një zonë të banueshme, kjo do të thotë se planeti mund të formojë ujë në sipërfaqen e tij i cili do të ishte jetik për të mbështetur format e jetës.

NASA ka raportuar se një planet i dytë, më i vogël mund të jetë afër që është pak më i madh se Toka dhe ai gjithashtu me kushtet jo të këqija për të banuar. Zyrtarët kanë thënë se planeti mund të jetë duke u shfaqur në kohën e duhur.

Do të varet shumë nga vetitë e tjera të planetit, duke përfshirë sa masiv është dhe nëse ka një botë nënujore për ta bërë të jetueshëm si planet.” – deklaruan zyrtarë të NASA.

Planeti TOI-175B i bashkohet listës së planetëve ndoshta të banueshëm që teleskopi ‘Webb’ mund të shqyrtojë për shenja të një atmosfere të banueshme. Muajin e kaluar NASA zbuloi planetin TOI-733B me 245 vite dritë larg nga toka i cili është i mbuluar nga oqeane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit