Natën rrebeshe shiu në zonat e përmbytura! Meteorologia tregon se si do të jetë moti në ditët në vijim: Nesër e pasnesër më pak reshje! Na pret fundjavë e ftohtë

Natën rrebeshe shiu në zonat e përmbytura!…
Featured image of article: Natën rrebeshe shiu në zonat e përmbytura! Meteorologia tregon se si do të jetë moti në ditët në vijim: Nesër e pasnesër më pak reshje! Na pret fundjavë e ftohtë

Meteorologja Adiola Bani, ka treguar se si do të jetë moti në vend gjatë natës së sotme dhe në ditët në vijim. Në një intervistë që ka dhënë për ReportTv, meterologia ka thënë  se gjatë natës do të ketë rreshje shiu në të gjithë vendin kryesisht në formë rebeshi, ku në veri dhe qendër herë pas herë bëhen intensive.

Ndërkohë për sa i përket ditës së nesërme e në vijim në vend sipas saj do të ketë më pak reshje shiur ndërsa fundjava do të jetë e ftohtë me temperatura  që arrijnë deri në -10 gradë celsius në zonat malore.

Sot gjatë natës deri nesër në mëngjes priten reshje në të gjithë vendin kryesisht në forme rrebeshi ku në veri dhe qendër bëhen herë pas here intensive. Nesër në mesdite dhe në vijim presim me pak reshje në vend. Duke filluar nga e mërkura deri në fundjave mot më i qëndrueshëm, por shumë i ftohtë. Na pret 1 fundjavë e acartë ku temperaturat zbresin deri në -10  në zonat malore po ashtu dhe zonat perëndimore kalojnë në vlera negative gjatë mëngjesit“, tha Bani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit