Nations League| Nga Suedia te Serbia, çfarë do të rezervojnë goglat për Shqipërinë?

Nations League| Nga Suedia te Serbia, çfarë…

 Të enjten në Nyon të Zvicrës, Kombëtarja e Shqipërisë do të mësojë kundërshtarët për përgatitjet e Euro2024. Goglat do të hidhen në orën 18:00, dhe sipas renditjes edhe të skuadrave të tjera, gjasat janë që të ketë përballje të forta. Për herë të parë Shqipëria është në Ligën B, falë fitores që u arrit në Ligën C në Nation League.  

Kuqezinjtë janë brenda grupit B, e për rrjedhoj gjenden në vazon e katërt, bashkë me Slloveninë, Malin e Zi, Armeninë, që gjithashtu u ngjitën nga Liga C. Në tre vazot e tjera, gjenden, Suedia që është një kundërshtar për t’u shmanguar. Më tej janë Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që mund të kemi përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.

Ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të shkohet në Europian, për shkak edhe të formulës së eliminatoreve, por Nation League mbetet një portë e rëndësishme. Si për Shqipërinë por dhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, që do të jenë të vendosura në Ligën C, skuadra të cilat shpresojnë drejt një Europianit, që do të mbahet në Gjermani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit