NATO rrit buxhetin ushtarak për vitin 2024

NATO rrit buxhetin ushtarak për vitin 2024

Këtë të mërkurë NATO  ka njoftuar rritjen e buxhetit ushtarak për vitin 2024 me 12% ose me 2.03 miliardë euro dhe atë civil me 18.2% ose 438 milionë euro. Rritja e buxhetit nga NATO do të thotë që aleatët dhe shtetet anëtare të jenë më efiçente në realizimin e objektivave ushtarake, premtimin për të rritur shpenzimet dhe kapacitetet ushtarake.

Buxheti civil i NATO mundëson financim për personelin ushtarak, kostot operative dhe kostot për stafin.

Hapja e fronteve të luftërave në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës në këto dy vite ka bërë që NATO të mendojë për rritjen e buxhetit, rritjen e angazhimit dhe gatishmërisë për rastet e jashtëzakonshme. Pak shtete kanë plotësuar objektivat ushtarake për rritjen e buxhetit kushtuar forcave ushtarake në ‘Aleancën e Atlantikut të Veriut’ si Amerika, Turqia, Franca dhe Gjermania.

NATO parashikon që të rrisë buxhetin civil deri në vitin 2028 me mbi 600 milionë euro dhe projektohet që buxheti të arrijë deri në vitin 2030 në rreth 740 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit