Ndahen binjaket e ngjitura kokë më kokë, pas një operacioni të rrallë në Izrael

Ndahen binjaket e ngjitura kokë më kokë,…

Vajzat binjake njëvjeçare që kanë lindur të bashkuara në pjesën e prapme të kokës, kanë parë për herë të pare njera tjetrën pasi iu nënshtruan një operacioni të rrallë ndarjeje në Izrael.

Operacioni prej 12-orësh në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba javën e kaluar zgjati disa muaj përgatitje dhe përfshiu transplantet e kokës për të dy.

Dhjetëra ekspertë nga Izraeli dhe jashtë tij u përfshinë.

Vajzat, emrat e të cilave nuk janë dhënë, thuhet se po shërohen.

“Ato po marrin frymë dhe po hanë vetë,” tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për lajmet izraelite Channel 12.

Është hera e parë që një operacion i tillë, i cili është kryer vetëm 20 herë në të gjithë botën, është kryer në Izrael.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit