Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Dhimitër…

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka.

Regjisori ishte shtruar prej dy ditësh në spital pas një hemorragjie cerebrale.

Dhimitër Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Gjatë karierës së tij ai ka interpretuar mbi 90 role në teatër dhe kinematografi.

Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit.

 

burimi: exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit