Ndahet nga jeta biznesmeni

Ndahet nga jeta biznesmeni

Biznesmeni Arian Musa është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur politikani dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan: “E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot tek familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë. I lehtë të qoftë dheu miku im”.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Musa është pronari i një shoqërie që merret me shitblerje makinash dhe dhënien e tyre me qera. Biznesi ka disa pika në Tiranë e Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit