Ndahet nga jeta gazetari i njohur i sportit, Vladimir Grillo!

Ndahet nga jeta gazetari i njohur i…

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur i sportit, Vladimir Grillo. Lajmin e ndarjes nga jeta të gazetarit të sportit e ka bërë të ditur Dëfrim Methasani. Ky I fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e hidhur.

Defrim Methasani

Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit