Arti dhe kultura shqiptare janë në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 78-vjeçare të aktorit dhe humoristit të njohur fierak Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës së Fierit. Ai u nda nga jeta pas një karriere të gjatë artistike, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën e humorit shqiptar.