Ndahet nga jeta kandidatja për deputete e PD-së

Ndahet nga jeta kandidatja për deputete e…

Partia Demokratike ka dhënë një lajm të trishtë, pasi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme kandidatja për deputete, Ardita Gjyla.

Në të kaluarën Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

Dega e Partisë Demokratike në Lushnje i ka dedikuar një postim, ka ka përshkruar edhe kontributin e saj në shoqëri dhe në PD.

Ardita Gjyla ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë së degës së PD-së Lushnje, kandidate për deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore.

Postimi i plotë:

Lamtumire Ardita Gjyla!

Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.

Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje.

PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar.

I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje.

PD Dega Lushnje

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit