Ndahet nga jeta kompozitori italian, Ennio Morricone

Ndahet nga jeta kompozitori italian, Ennio Morricone

Ennio Morricone, kompozitori i famshëm italian, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Muzikanti, i cili është edhe fitues i çmimit Oscar, humbi jetën pas komplikimeve të shkaktuara nga një rrëzim javën e kaluar, si pasojë e të cilit theu femurin.

Morricone fitoi çmimin Oscar për punën e tij në filmin e Quentin Tarantino-s, “The Hateful Eight” (2015) dhe gjithashtu u nominua për punët e tij në “Days of Heaven” (1978), “The Mission” (1986), “The Untouchables” (1987), “Bugsy” (1991) dhe “Malena” (2000).

I njohur si “Maestorja”, kompozitori mori edhe një Oscar nderi, në 2007-ën, për kontributin e tij madhështor dhe të shumëanshëm në artin e muzikës së filmit. Gjatë karrierës së tij, Morricone u nderua gjithashtu edhe me 11 çmime “David di Donatello”, çmimet më vlerësuese për filmat në Itali./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit