Ndahet nga jeta mësuesja që u martua me nxënësin e saj të cilin e dhùnonte

Ndahet nga jeta mësuesja që u martua…

Një ish-mësuese nga shteti i Washington-it që kishte kryer marrëdhënie se.ksuale me nxënësin e saj dhe për çfarë u dërgua në burg, ka vdekur nga kanceri në moshën 58=vjeçare, shkruan BBC.

Mary Kay Letourneau ishte dënuar me dhunim të të miturit të shkallës së dytë, në vitin 1997 dhe kishte mbetur shtatzënë dy herë nga Vili Fualaau, kur ai kishte 12 dhe 13 vjeç.

Vajzën e dytë e lindi në burg në vitin 1998.

Pasi kishte përfunduar kohën e saj në burg, ajo ishte martuar me djalin që ligji tha se e dhunoi në vitin 2005.

Ata u ndanë pas 12 vjetëve martesë.

Avokati i zonjës Letourneau njoftoi se ajo ka vdekur në shtëpinë e saj e rrethuar me fëmijët dhe zoti Fualaau.

Letourneau ishte e martuar dhe nënë e katër fëmijëve kur kishte filluar të kishte marrëdhënie se.ksuale me një nxënës të saj të klasës së gjashtë.

Fillimisht ajo ishte dërguar në burg vetëm disa muaj, pastaj u lirua me kusht, por u zu prapë duke bërë se.ks me adoleshentin.

Kjo e dërgojë në burg edhe për shtatë vjet të tjera.

Dy vajzat e saj, bashkë me të dashurin-fëmijë u rritën nga familja e Fualaau.

Burimi: BBC | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit