Ndahet nga jeta mjeshtri i muzikës shqiptare

Ndahet nga jeta mjeshtri i muzikës shqiptare

Mjeshtrit i violinçelit, Gjovalin Lazri, u nda sot nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Mjeshtri Lazri, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vetëm një muaj më parë Lazri u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Mjeshtri i madh i violinçelit, Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936.

Në vitet 1950 -1958, Lazri, ndoqi Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranëku.

Ai morri mësime nga  profesorët e njohur të asaj kohe, Matej Guralumi, Ymer Skendëri dhe Boris Skabllovin.

Pas Liceut, Gjovalin Lazri, më pas në vitin 1959, filloi studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve në Pragë.

Pas ardhjes nga Praga, ai punoi si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës së mesme Artistike “Jordan Misja”, në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve, Lazri përgatiti breza të tërë artistësh violonçelist, si dhe ka debutuar edhe vetë si solist.

Ndër vite, Mjeshtri i violinçelit ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale në fushën e artit dhe te kulturës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit