Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja shqiptare, nënë e dy fëmijëve të mitur

Ndahet nga jeta në moshë të re…

Infermierja Erjola, si e thërrisnin të gjithë në Lushnjë, nuk jeton më pasi ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj, ndërsa lajmi ka lënë të tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e saj. Ndërkohë, kolegët e saj në NJVKSH Lushnjë, të pikëlluar shkruajnë se dhe bluzat e bardha janë të vdekshëm si të gjithë.

Ata shkruajnë se:

Shëndeti vjen i pari dhe jeta është e shtrenjtë. Këto fjalë nuk janë thëne kot. Janë thënë nga njerëz të cilët e kanë përjetuar sprovën me sëmundjen, nga njerëz të cilët e kanë mposhtur atë dhe nga njerëz të cilët janë mposhtur nga ajo. 1 ndër to ishe dhe ti Erjola, e cila edhe pas shumë betejash me sëmundjen, nuk arrite të dilje fitimtare mbi të. Bluzat e bardha nuk janë Zoti, edhe ata janë të vdekshëm njësoj si të gjithë, ndaj ne sot përulemi para teje për gjithë përkushtimin që i ke dhënë profesionit tënd duke e nderuar atë bluze të bardhë që mbaje veshur. Prehu në paqe e dashur Erjolë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit