Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare legjenda e modës!

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare legjenda…

Stilisti i famshëm Alber Elbaz i njohur për rinovimin e tij spektakolar të shtëpisë së modës franceze ” Lanvin ” nga 2001 në 2015, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga Financière Richemont, partneri i tij i ndërmarrjes së përbashkët në AZ Factory, ndërmarrja e tij e fundit dhe shumë e suksesshme në fushën e modës.

“Nuk humba vetëm një koleg, por edhe një mik shumë të shtrenjtë.”- u shpreh Richemont për të ndjerin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. l l

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së legjendës së modës.

Elbaz me origjinë izraelite, lindi në Maroko më 6 Shkurt të vitit 1961.

Ai filloi të punojë për “Guy Laroche” nga viti 1996 deri në vitin 1998. I nominuar nga Pierre Bergé, Elbaz ishte drejtor krijues i ” Yves Saint Laurent” nga 1998 për tre sezone, përpara se të bashkohej me ” Lanvin” dhe të qëndronte atje deri në vitin 2015.

Përveç talentit të jashtëzakonshëm, të gjithë do të mbajnë mend gjithmonë nga Elbaz sensin e tij të humorit.

Stilisti ka veshur yje të famshëm si Nicole Kidman, Natalie Portman , Chloë Sevigny, Sofia Coppola, Meryl Streep , Demi Moore , Catherine Deneuve, Kate Moss, Uma Thurman, Julianne Moore, Gwyneth Paltrow.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit