Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare artisti i njohur dibran (FOTO)

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare artisti…

Artisti i njohur dibran, Përparim Tomçini, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 65-vjeçare. Tomçini i dha shumë artit dhe muzikës dibrane e jo vetë, duke kompozuar mbi 400 këngë dhe përpunuar melodi të shumta.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur shkrimtari dhe diplomati, Luan Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë! Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë! Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!

Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!

Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!”, ka shkruar Rama.

Përparim Tomçini gjatë jetës së tij ka fituar çmime të shumta në koncerte e konkurse artistike dhe është shpallur “Nder i Kulturës Dibrane” dhe është dekoruar nga Hashim Thaçi me motivacionin “Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit