Ndahet nga jeta nëna e Jozefina Topallit, ishte infektuar me Covid-19

Ndahet nga jeta nëna e Jozefina Topallit,…

Jozefina Topalli ka humbur nënës e saj, e cila ishte infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve për newsbomb.al, nëna e politikanes ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus.

Topalli shkruan se ceremonia do të zhvillohet krejtësisht private për shkak të situatës së pandemisë. Ky është një moment i vështire për të dhe për të gjithë familjen.

“Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire  per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone”,- shkruan Jozefina Topalli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit