Ndahet nga jeta nëna e këngëtarit të njohur shqiptar

Ndahet nga jeta nëna e këngëtarit të…

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Ilir Shaqiri ka dhënë lajmin e hidhur mëngjesin e sotëm. Ai ka humbur nënën e tij dhe këtë e ka konfirmuar me një shkrim në Facebook ku publikoi fotografinë e të ndjerës të shoqëruar me tekstin: “Mëngjes i trishtë. Lamtumirë nëna ime”.

Nuk kanë munguar ngushëllimet nga ndjekësit, miqtë dhe të afërmit për Ilir Shaqiri.

Ilir Shaqiri është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe popullore folklorike. Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën e lehtë, popullore dhe për fëmijë si dhe është krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit