Ndahet nga jeta regjisori Kristaq Mitro

Ndahet nga jeta regjisori Kristaq Mitro

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori i njohur Kristaq Mitro. Mësohet se Mitro nuk ka mundur të mbijetojë pas një ndërhyrje kirurgjikale që bëri në Vjenë.

Artist i Merituar i popullit dhe një njeri i nderuar gjithashtu një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore. Ai është një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptare.

Aktualisht jep kontributin e tij si pedagog në Universiteti i Arteve në Tiranë në degën regji filmi dhe televizioni.

Kristaq Mitro, lindur më 1 dhjetor 1948, në Vlorë, ka drejtuar disa filma shqiptar.

Filmografia

Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emri tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit