Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sheshin Skënderbej, ku një i ri është ndaluar me forcë nga Policia e Shtetit.
Siç shihet dhe në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, tre efektivë policie shihen teksa neutralizojnë të riun dhe i vendosin prangat, ndërsa ai dëgjohet duke bërtitur dhe duke kundërshtuar momentin e ndalimit.
Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë ndërhyrje të policisë.
Qytetari që ka dërguar pamjet shprehet:
“Përshëndetje JOQ, nga ora 9 e darkës tek Sheshi Skënderbej tre polic kapën një djalë të ri me zor që t’i venin prangat, ai bërtiste.”
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.
<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/5ywYgxIKnTE” title=”Ndalohet me dhunë një i ri te sheshi “Skënderbej”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>