Ndalohet në Rinas shqiptari me 5 emra, i dënuar nga drejtësia Italiane

Ndalohet në Rinas shqiptari me 5 emra,…

Një 41-vjeçar me 5 emra është ndaluar mëngjesin e kësaj të enjteje në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.

Bëhet fjalë për shtetasin Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, i cili u ndalua nga Interpol Tirana për llogari të drejtësisë italiane. 41-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Milanos me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në kuadër të grupit kriminal.

41-vjeçari shqiptar këtë veprimtari e ka realizuar gjatë viteve 2008-2012 në Milano, Itali. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë kanë shfrytëzuar për prostitucion dy shtetase të huaja.

Tashmë autoritetet do të ndjekin procedurat e ekstradimit të 41-vjeçarit në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit