Ndalohet personi që dhunoi tre vajzat në Prishtinë

Ndalohet personi që dhunoi tre vajzat në…

Është arrestuar personi që ushtroi dhunë mbi tri vajza në Prishtinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila konfirmoi se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në Rr. “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari i lartcekur ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka

kryer veprat penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, nga neni 185 të KPRK-së dhe ‘Ngacmimi seksual’, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria ka iniciuar hetime edhe ndaj një personi të përfshirë në këtë rast, në drejtim të veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, nga neni 380 të KPRK-së, që do të trajtohet në procedurë të rregullt”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit