Ndalohet qarkullimi i kartëmonedhës 500 euro në Kosovë

Ndalohet qarkullimi i kartëmonedhës 500 euro në…

Gjatë ditës së sotme, 17 janar, Bordi i Bankës Qendrore vendosi ndalimin e qarkullimit të kartëmonedhës 500 euro. Në një njoftim në rrjetet sociale, institucioni në fjalë bëri me dije se rregullorja do të hyjë në fuqi që nga data 1 shkurt.

Rregullorja ka si qëllim parandalimin e futjes së parave të falsifikuara në Kosova. Personat fizikë dhe juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, duhet të deklarojnë nëse zotërojnë më shumë se 100 kartëmonedha të tilla, pavarësisht nga shuma.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton:

Bordi i BQK-së miratoi Rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme

Përcaktohen procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara

Kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara

Standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro

Standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

Kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme

Rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës

Procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti

Kjo Rregullore hyn në fuqi më 01 shkurt 2024

Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro

Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës është e drejte ekskluzive e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare

Me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma

Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ofrojë shërbime të depozitimit apo të tërheqjes së parave të gatshme përmes ndonjë lokacioni me shërbim fizik apo përmes ndonjë pajisje apo makine që përdoret nga klienti, në emër të ofrimit të shërbimeve financiare pa posedim të licencës dhe autorizimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të importojë dhe pajiset me makina teknike-elektronike për shërbime të tërheqjes dhe depozitimit të parave nëse nuk është i licencuar si institucion financiar për ofrim të aktiviteteve bankare, apo institucion financiar jo-bankar me shërbime të licencuara për para elektronike dhe shërbimet e pagesave

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit