Ndalojnë kërkim-shpëtimet në Turqi/ Vazhdojnë vetëm në dy provincat e goditura më keq

Ndalojnë kërkim-shpëtimet në Turqi/ Vazhdojnë vetëm në…

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqiu dhe Siri i ka kaluar 46 mijë. 

Turqia vendosi sot të ndalojë operacionet e kërkim-shpëtimit, 14 ditë pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se kërkimet do vijojnë vetëm në dy provincat e goditura më keq Kahramanmaras dhe Hatay.

“Në një numër të madh provincash përpjekjet e kërkimit kanë përfunduar. Ato po vazhdojnë në provincat Kahramanmaras dhe Hatay, në rreth 40 ndërtesa”, tha Yunus Sezer, kreu i agjencisë së fatkeqësive Afad.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkaktoi shkatërrime të mëdha në pjesën jugore të vendit dhe Siri dhe vrau 40,689 njerëz në Turqi, ndërsa bashkë me Sirinë numri ka shkuar në mbi 46 000, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

Zëvendëskryeministri turk Fuat Oktay tha se 105,000 ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe do të prishen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit