Ndarja nga jeta e Arjan Salës, dedikimi prekës i Erzen Breçanit për punonjësin

Ndarja nga jeta e Arjan Salës, dedikimi…

Ish-drejtori i policisë si dhe pronari i kompanisë private të sigurisë ‘Breçani’, Erzen Breçani, ka reaguar për vdekjen tragjike të të riut Arjan Sala. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Breçani shkruan se shpresa i ka mbajtur deri në momentet e fundit për gjetjen gjallë të të riut. Ndër të tjera, Breçani shton se janë krenar si kompani që e kanë pasur në mesin e tyre.

Ai shkruan se veprimin e Salës, do ta kishte zili çdo punonjës policie, shtetëror apo privat, ndërsa i kërkon prefektit të Tiranës, që 32-vjeçari të shpallet dëshmor i Atdheut, dhe të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

POSTIMI:

Miq te dashur; Doja te shkruaja i pari njeri ne emer te Kompanis Breçani Securyti per punonjesin,Pergjegjesin e sherbimit te saje Arjan Salaj por shpresa me mbajti deri ne keto momente qe pas tre dit e neteve u gjet trupi i pajet Jemi krenar si Kompani qe kishim ne mesin tone,qe punuam per vite me rradh me nje profesionist me nje hero si Arjani, me veprimin e tij mburret familja,ne shoqeria dhe i gjith opinioni Kombetar Krenar per vepren tende per ty Arjan Salaj.

Veprimi heroik qe dhe jeten per shpetimin e punonjesve te magazines dhe te qindra qytetareve ty te ben Deshmor te Atdheut dhe ti si punonjesi shembullor i Breçani securyti qe me veprimin tend ashtu sic duhet te veproj cdo punonjes Sigurie qe te kryej te mundesoje evakuimin e njerezve ne objekte qe bien zjarridetyre qe e kreve me se miri jo vetem duke rrezikuar jeten tende por duke dhene jeten tende te shpetosh jeten e shum punonjesve e qytetareve te vendit tend Do e kishte zili cdo polici si shteti si private edhe policit e cdo vendi te Botes te kishte nje njeri te till ne gjirin e saj nje punonjes policie i cili sakrifikoj veten per te tjeret, ti e kalon krahasimin e nje polici qe humb jeten ne nje operacion Policor pasi shpetove shum e shum punonjes e qytetar te vendit tone.

Ne si Kompani do i kerkojme, propozojme Perfektit, Keshillit te Qarkut qe te jepet titulli i larte Deshmor i Atdheut dhe trupi jot te mprehet ne varrezat e deshmoreve te Kombit. Familjes se Arjanit, nenes,babait,femijes tre vjecar,gruas,vllezerve e gjithe te afermve te tij i shprehim ngushellime per humbjen e madhe te Arjanit Sot i mungon cdo kujt HEROI yn rrespekt perulje per Punonjesin e BREÇANI SECURYTI LAVDI PAÇ ARJAN SALAJ

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit