Ndër oligarkët e preferuar të Tiranës/ Veliaj i jep 16 MLN Lekë Fiqiri Allmuçës për një vinç me qira

Ndër oligarkët e preferuar të Tiranës/ Veliaj…

Fiqiri Allmuça, oligarku i Pastrime Silvio, një prej kompanive që ka përfituar më shumë tendera nga Bashkia e Tiranës, vazhdon të favorizohet nga Veliaj. Nuk dihet cila është arsyeja që e bashkon kryebashkiakun me këtë oligark, i cili ka përfituar një vlerë të frikshme nga buxheti lokal nëpërmjet procedurave të tenderimeve publike. Pasi aferat e tij nisën të denoncoheshin nga mediat, Allmuça ia kaloi kompaninë bashkëshortes së tij, duke e hequr veten nga statusi i zotëruesit.

Një tjetër tender me REDFLAG ka përfituar ai nga Veliaj nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Tenderi me vlerë të përfituar 16 MLN Lekë, është klasifikuar në shkelje për “Mungesë Konkurrence”, duke bërë që Allmuça të shpallet fitues megjithëse ka konkurruar me veten.

2 MLD Lekë pa TVSH është shuma që ka përfituar kompania e Allmuçës nga bashkia Tiranë për 16 tendera. 10 prej tyre janë shënuar me REDFLAG po ashtu edhe tenderi që redaksia e JOQ Albania ka trajtuar sot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit