Ndër vendet më të prekura nga pandemia, Macron e tepron me rihapjen: Javën e ardhshme do të hapen shkollat

Ndër vendet më të prekura nga pandemia,…

Franca është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë. Kurba e pandemisë si në shumë vende të tjera filloi rënien ditët e fundit dhe si pasojë qeveria Franceze ka filuar planet për rihapjen e vendit.

Ndër masat për rihapjen e vendit përfshihet edhe ajo për hapjen  e shkollave.

Gjatë një interviste live në një klasë në një shkollë pranë Parisit, Presidenti i Francës Emanuel Macrnon tha se gradualisht ne do t’i kthejmë fëmijët nëpër shkolla por ama në grupe të vogla. Po ashtu ai tha se shkollat mund të happen javën e ardhshme duke iu referuar fillimit të fazës së dytë.

“Ne kemi nevojë për t’i rikthyer fëmijët në shkolla, megjithëse në grupe më të vogla se normalja.Shkollat do të hapen javën e ardhshme, duke iu referuar fillimit të fazës 2 të planifikuar për 11 majin”.- tha ai.

“Është e qartë se brenda shkollave, klasat do të jenë më të vogla dhe “vendet do të zvogëlohen”, për të respektuar,distancat fizike dhe masat e sigurisë nuk do të jenë të njëjta. Por qëllimi im është që të gjithë fëmijët duhet të kthehen në shkollë. Që një fëmijë të qëndrojë 2 muaj në shtëpi është traumatizuese,” tha Macron.

Presidenti theksoi nevojën për të rihapur shkollat, megjithëse në një mënyrë progresive dhe fleksibël, mbi të gjitha për të mirëpritur ata fëmijë me vështirësi më të mëdha sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit